Andi Bushati për shefin e Pfizer: Flet me superlativa për Ramën sepse e ka klient

Shefi i kompanisë ‘Pfizer’, Albert Bourla, vizitoi sot Shqipërinë, nga ku foli me fjalë pozitive për Edi Ramën, teksa tha se është i impresionuar prej tij dhe se ky i fundit po implementon një strategji për vaksinimin. Mirëpo analisti Andi Bushati është skeptik në lidhje me këtë.

Në emisionin “Shock” në Euro News Albania Andi Bushati tha se raporti midis Edi Ramës dhe Albert Bourla-s është blerës-shitës dhe një shitës i trajton gjithmonë mirë klientët e vet.

“Drejtori i Pfizer që ka ardhur këtu, e ka klient qeverinë e Ramës. Rama vendos se sa doza do të marrë nga ai dhe padyshim që do të flasë me superlativa”, u shpreh Andi Bushati.

Analisti tha se në Shqipëri nuk merremi me fakte, por me propagandë dhe deklamime.

“Ne merremi me deklamime, nuk merremi me fakte. Në një vend ku fshehën numrat e vdekjeve nga COVID-19, nuk ka transparencë se sa ndihmë ekonomike u dha nga pandemia, edhe vaksinimi do të shitet si një histori suksesi”, tha analisti.

Ndërsa, për analistin Baton Haxhiu raporti qeveria Rama me shefin e Pfizer nuk është thjesht klent-shitës, pasi kemi të bëjmë me një industri vaksinash e cila ka shpëtuar shumë jetë.

“Nuk kemi të bëjmë me shitje dhe blerje, por me një institucion që ka shpëtuar miliona jetë”, tha Baton Haxhiu.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement