Vetëm Foltorja e Berishës, shansi për ta shpëtuar PD nga rrokullima

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, është përballuar ashpër me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, në mbledhjen e Kryesissë së Grupit, duke i kërkuar të japë dorëheqjen.

Në një deklaratë për mediat sot, Noka tha se pas kësaj, Basha konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD-së dhe bëri thirrje se zgjidhja për PD-në tashmë ishte nisma “Foltorja” e ndërmarrë nga z. Sali Berisha.

 

I pyetur për shprehjen llum që ishte përdorur në mbledhje nga Basha, Noka tha “askush nuk ka guxuar ta quajë llum bazën e PD-së… përveçse zoti Basha askush tjetër.

“Mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Grupit, unë i kërkova që të marrë përgjegjësi. Forca jonë politike se forca jonë politike është duke shkuar në zgrip falë vendimit okult të zotit Basha dhe nëse ai e konsideronte sadopak këtë forcë dhe e donte sadopak këtë forcë, dorëheqja do të ishte e vetmja zgjidhej për ta bashkuar këtë forcë, për ta mëkëmbur këtë forcë dhe zoti Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më I shtrenjtë se fati I PD-së dhe I demokratëve në përgjigthësi.

Kjo gjë në një forcë demokratike kurrë nuk mund të mendohej dhe të imagjinohej se do të ndodhte.

Pra, mbrëmë mbi fatin e PD dhe të demokratëve, z. Basha konfirmoi fatin e karriges së tij dhe u vendos I lidhur pas asaj karrigeje.

Foltorja ëshët zgjidhja, foltorja është alternative, Foltorja e Sali Berishës është i vetmi shans për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar dhe për ta shpëtuar nga rrokullima ku z. Basha po e çon PD-në.

Të jeni të sigurt se procesi I firmave po ecën shkëlqyer. Edhe deputetët, të gjithë që kanë zbritur në bazë e konstatojnë këtë që baza e PD është qartësisht për një parti të bashkuar kundër përçarjes që i shkaktoi z. Basha. Foltorja është shpresë dhe firmat po ecin në mënyrë të shkëlqyer, – theksoi Noka

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement