Tradhti bashkëshortore? Fallxhorja trondit këngëtaren shqiptare në emision

Irini Qirjako është një ndër emrat më të dashur nga publiku shqiptar për muzikën e bukur popullore që ajo përcjell.

Po ashtu, ajo ka marrë zemrat e të gjithëve në intervistat e ndryshme dhe daljet publike, ku shfaqet si gjithmonë mjaft sportive dhe e sinqertë.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “E diell” ku dhe ka rrëfyer më shumë detaje nga jeta e saj personale si dhe ajo profesionale.

Mirëpo, këngëtarja është përballur edhe me një situatë mjaft komike. Në studio u ftua dhe një fallxhore, e cila supozohej të shihte filxhanin e Irinit.

Në momentin që u duk se i “fitoi besimin” me disa të vërteta që gjeti rreth këngëtares, ajo e futi në kurthin e përgatitur nga vetë stafi i programit.
Fallxhorja aludoi se bashkëshorti e tradhëton Irinin. Ajo tha se e sheh atë shumë të mërzitur, po tenton të hapë një biznes dhe për këtë gjë po e ndihmon një vajzë.

Këngëtarja ra dakort me atë që ajo i tha, por tregoi se bëhet fjalë për vajzën e tezes së bashkëshortit të saj. Nga ana tjetër, fallxhorja insistoi duke i thënë që nuk bëhet fjalë për një të afërm, por për dikë tjetër që i qëndron shumë parë.

“Epo, unë jam se s’ka kush të jetë tjetër!”- tha Irini, e cila u duk se e përballoi mirë situatën.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement