Sabiani shpërthen në lot teksa kujton humbjen e nënës së tij

Këngëtari i njohur Sabiani është bërë pjesë e konkurrentëve të “Big Brother Vip” dhe për herë të parë ka folur në publik lidhur me famijen e tij.

Teksa fliste me gjysmë zëri, artisti zbuloi se e ëma ka ndërruar jetë për shkak të kancerit.

Në një moment të tillë, Sabiani nuk mundi t’i mbante dot lotët dhe filloi të qante me dënesë, ndërkohë që pothuajse të gjithë banorët e tjerë u mblodhën rreth tij për ta ngushëlluar.

“Mua më ka vdekur ime më nga kanceri, jo në gji, por në mitër. Nuk më pa asnjëherë në skenë, asnjëherë. S’kisha për ta treguar kurrë”,- tha me zë të mekur Medini.

Ndërkohë, teksa ishte duke realizuar lojën e javës me Beniada Nishanin, Sabiani tha:

“E pe vertë që u mbusha. Për nënën nuk… U mbusha aq keq sa… më vinte keq që po më shihnin njerëzit që isha duke qarë aty. Nuk doja të bëja dramë. Nuk e kontrollon dot.

Edhe ndoshta njerëzit më njohin edhe ndryshe, por unë jam njeri i ndjeshëm. Ndoshta më shohin pak kështu si rebel, nuk e di pse. Nuk do të thotë që s’je i fortë kur qan.

Për shembull, ne jemi dy vëllezër dhe unë rrallëherë e shoh vëllain tim duke qarë, por që edhe ai ndonjëherë e ka lëshuar veten. Unë jam më i ndjeshëm. Gjërat që më bëjnë më shumë për të qarë, është kur shoh vuajtje. Vuajtje tek të tjerët”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement