“Kanceri më mori nënën”! Historia prekëse e Sabianit që përloti të gjithë banorët në “BB VIP”

Big Brother iu ka kërkuar banorëve VIP që në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin të gjirit, të japin një mesazh.

Secili nga banorët ka filluar me mesazhe sensibilizuese. Por historia e këngëtarit Sabiani ka bërë që banorët të qajnë pa pushim. Ai ka ndarë historinë e tij të dhimbshme me banorët e tjerë.

“Mua më ka vdekur nëna nga kanceri, jo në gji por në mitër. Më falni nuk kisha për ta treguar kurrë. Diagnostikimi i hershëm ndoshta do ta shpëtonte”, ka thënë ai.

Pas kësaj historie të gjithë janë ngritur për ta përqafuar e ngushëlluar.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement