“Kam tradhtuar gruan”, Ilir Shaqiri “hap thesin” në Big Brother

Provës së javës në “Big Brother VIP” iu nënshtrua edhe balerini Ilir Shaqiri, i cili rrëfeu një prej momenteve më të vështira të jetës së tij.

Shaqiri tregoi se vite më parë, e kishte tradhtuar gruan e tij dhe kishte rrezikuar të humbiste familjen.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.

Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.

Fryt i dashurisë së tyre disavjeçare është Emily, e cila ka trashëguar talentin e të atit dhe i është përkushtuar baletit, por edhe aktrimit.

Ai ndihet krenar për këtë fakt dhe nuk ngurron asnjëherë që ta shprehë talentin e së bijës në këtë fushë.
Më herët, Ilir Shaqiri ka treguar se ndan një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tij dhe ata nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin vetëm si atë e bijë, por edhe si shokë të ngushtë që ndajnë bashkë çdo sekret.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement