“Jemi ku thërret qameti”, debat për energjinë, Bushati: O Shero, ça ke mo vëlla?

Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi ditën e shtunë planin e masave me tre pika për të përballuar krizën energjetike.

Qeveria do të akordojë një garanci borxhi për sektorin e energjisë elektrike prej 200 milionë eurosh, supozohet për të financuar importet e shtrenjta të energjisë, në mënyrë që çmimi i energjisë për konsumatorin final të mos ndryshojë.

Kjo çështje ishte temë e debatit ditën e sotme në emisionin “ABC LIVE” të drejtuar nga Juli Xhokaxhi.

Ish-deputeti i PS-së, aktualisht drejtori i Postës Ervin Bushati u shpreh se kjo është një krizë globale. “Po ulërihet në botë. Në çdo vend të botës, në zgjedhjet që u bënë tani në Gjermani u diskutua për energjinë” tha ai.

Por ish-deputeti demokrat Sheferedin Shehu akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe mungesë plani duke shkaktuar debat në studio.

“Po ça ke mo vëlla, o Shero (i drejtohet Sheferedin Shehut) më lër o vëlla. Kjo (kriza) është e importuar, nuk diskutohet për efikasitetin e institucioneve shqiptare. Kjo nuk zgjidhet shkurt, ky diskutim ka dy vite që diskutohet në botë” reagoi Bushati.

Për Bushatin masat afatshkurtra të qeverisë janë shumë të mira.

“Është thënë qartë, nuk do të ketë ndërprerje energjie. Nuk do të kthehemi në ’97, që të ndërpritet energjia. Sistemi është menaxhuar shumë mirë, sa herë ngrihet në botë çmimi do të ngrihet edhe këtu” tha ai.

Por për drejtuesen e emisionit gjendja në Shqipëri nuk është aq rozë sa e pikturon Ervin Bushati “Ne jemi ku thërret qameti” evidentoi Juli Xhokaxhi, që solli replikën e ish-deputetit socialist “Ja të gjithë mirë jemi, të gjithë në studio, nuk jemi në Zanzibar. Po të ishte ashtu, kot që diskutojmë” tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement