Harrojeni Marina Vjollcën bjonde! Moderatorja bën ndryshimin e papritur

Marina ka ndryshuar “look” dhe është kthyer në brune. Ka qenë vetë moderatorja ajo që ka publikuar në Instagram disa foto, ku vihet re dhe nga komentet se ndjekësit e kanë pritur mjaft mirë këtë pamje të saj.

E padyshim si përherë ajo ka shkëlqyer me paraqitjen e saj të fundit. Sjellim në vëmendje se Marina ka qenë brune shumë vite më parë, gjatë kohës që moderonte në Top Channel.


Bukuroshja është në pritje të ëmbël dhe së bashku me bashkëshortin e saj, artistin e njohur, Getoar Selimin së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Para se Marina të konfirmonte shtatzëninë, “Prive” raportoi se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se pret të bëhet nënë e një vajze.
Pas këtij lajmi, menjëherë kanë nisur aludimet e ndjekësve se si dyshja mund të ia vendosin emrin të voglës së tyre dhe mbase mund të kenë rënë në “gjurmët” e duhura.


Para disa kohësh, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre dhe po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.

Akoma nuk dihet nëse kjo është zgjedhja e tyre për pagëzimin e fëmijës që pritet të vijë në jetë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar ose jo nga vetë çifti.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement