E përlotur, Sheila rrëfen humbjet më të rënda në jetën e saj

Sheila Haxhiraj, fituesja e X-Factor, tashmë është pjesë e Big Brother Vip. Ne një bisedë me Kejdin ajo rrëfeu humbjet më të rënda në jetën e saj.

“Njeriu ka shumë humbje, se në shpirtin tim kam shumë njerëz. Ama do të cek dy: të gjyshit tim, babait të nënës time dhe hallës time. Halla ka ndërruar jetë rreth moshës 63 vjeç, ka qenë me kancer 3 herë. Në atë kohë, si ka qenë sistemi atëherë, familje e perseketuar, dashurohet me një djalë, por dhe atë që donte nuk e arriti dot. U detyrua nga familja të bënte një martesë me shkuesi, e prap ai persom e zhgënjeu për shkak të frikës së asaj kohe dhe ajo vendosi të mos martohej kurrë dhe jetoj me ne. Hallën e kam pasur si nënë të dytë, ka qenë njeri shumë i dashur për mua. I del llotaria amerikane dhe ikën vetëm në Amerikë, qëndron goxha vite, mori dhe pashaportën amerikane. Do doja shumë t’i ngjaja shumë asaj. “

Më pas Sheila përlotet dhe tregon se ajo vdiq vetëm atje dhe kjo e ka tronditur shumë.

Sheila është një ndër emrat e parë që u përfol në media si konkurrente e Big Brother Vip dhe rezultoi të ishte e vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement