Doja të bëhesha murgeshë, pasi u rrita Gazetarja e njohur sportive rrëfen sekretet e jetës së saj

Gazetarja e njohur sportive, Cristina Porta ka rrëfyer sekretin më të madh të jetës së saj në reality show-n spanjoll “Secret Story”.

Gazetarja seksi tregoi se ka dashur shumë të bëhej murgeshë, pasi besonte shumë në Zot.

“Në një periudhë të shkurtër të jetës sime, shkova në një shkollë për murgeshat dhe besoja shumë në Zot. Shkoja shumë mirë me to dhe doja të bëhesha murgeshë”, tregoi ajo, duke shtuar se më pas kjo dëshirë i kaloi.

“Por pasi u rrita kjo dëshirë më kaloi”- u shpreh gazetarja spanjolle.

Pavarësisht gjithçkaje, Porta beson se ende ka lidhje me murgeshat: “Kam një zemër të mirë dhe gjithashtu kam aftësi për të dalluar njerëzit e këqij”.

A jo zbuloi edhe se i kanë propozuar të bëhet eskortë.

“Ma kanë ofruar shumë herë këtë lloj shërbimi në Instagram”- rrëfeu Cristina Porta.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement