Bruno i “Për’puthen” takohet me Kidën! Çfarë i bëri bashkë?

Një ndër konkurrentët që ka spikatur më shumë nga sezoni i ri i “Për’puthen” është pikërisht Bruno Shemsho. Që nga nisja e këtij programi, ai është një nga djemtë që ka zhvilluar më së shumti takime.

Po ashtu, ai është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ku dhe numëron mijëra ndjekës.

Së fundmi, ai i ka surprizuar të gjithë teksa ka publikuar një foto së bashku me Kidën. Ato duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe nuk dihet pse janë takuar apo cili është raporti i tyre.

Kujtojmë se konkurrenti ka provuar dhe më parë ekranin dhe nuk përjashtohet mundësia se ai mund të jetë protagonist në ndonjë nga klipet e ardhshme të artistes.

Ndërkohë, përsa i përket rrugëtimit të tij në “Për’puthen”, së fundmi është fokusuar më shumë tek Alvisa.

Qëkur ish-i dashuri i Alvisës, Hyseni u bë pjesë e formatit të dashurisë “Për’puthen” ka pasur vazhdimisht tensione mes konkurrentëve, veçanërisht mes atij dhe Brunos, i cili ka shprehur publikisht pëlqim për konkurrenten.

Në “Për’puthen Prime” ka pasur akuza të rënda dhe debat të ashpër në lidhje me Alvisën. Gjatë bisedës, Hyseni akuzoi Brunon se është egoist, se e ka ndihmuar konkurrenten për qëllimet e veta, duke e nxitur kundër tij.

Po ashtu, situata u nxeh më shumë në momentin kur ai zbuloi më shumë nga lidhja e mëparshme me Alvisën, duke thënë se gjatë kohës kur kanë qenë në një lidhje, ai e “kishte mbajtur” dhe se ishte ai që e la Alvisën dhe jo ajo atë, gjë që bëri që konkurrentja të ndërhynte, duke i kërkuar të mos fliste më për të.

Nga ana tjetër, ajo e kundërshtoi dhe deklaratës së Hysenit se ai e kishte mbajtur gjatë periudhës që kanë qenë në lidhje, iu kundërpërgjigj se ka punuar për këtë ditë dhe sipas saj këtë gjë e vërtetojnë edhe siguracionet.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement