Bebe Rexha ndan mesazhin e rëndësishëm në ‘Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit’

Dita e sotme shënohet si “Dita Botërore e Shëndetit Mendor” .

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka postuar në Instagram disa nga thëniet më të rëndësishme rreth kësaj dite.

“Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Këtu janë disa nga postimet e mia të preferuara që kam gjetur në Instagram. Është e rëndësishme të dini se mund të keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të mirë mendor dhe të mos keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të dobët mendor. Mos kini turp të kujdeseni për mendjen tuaj. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimeve.

Ndërkohë, ylli i njohur i muzikës po vazhdon të jetë aktive me projekte të ndryshme, pak ditë më parë ajo ka realizuar një këngë fëmijësh me personazhin e kukullave për fëmijë.

Albumi i saj i fundit “Better Mistake” u lansua në fillim të këtij viti e që u prit nga fansat dhe kritikët e muzikës.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement