Aktori zbulon skandalin: Alvisa dhe Hyseni po shtiren, i njoh personalisht

Aktori Matuis Dervishi, i njohur me emrin e skenës “Zebervoki”, i ftuar në emisionin “Mes Yjesh”, zbulon sipas tij prapaskenat e Alvisa Qarri dhe Hysen Rama që ndodhen aktualisht në “Përputhen”.

Producenti i njohur i filmit “Sedër” tregon se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë të gjithë Shqiptarët, kur thonë se janë ndarë prej muajsh.

Sipas tij, Alvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e produksioneve të Mariusit.

“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenë unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i  dobët”, shprehet Marius Dervishi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement