Semi Jaupaj flet për herë të parë për marrëdhënien me Bojken Lakon në ‘Big Brother Vip’

Konkurrentët ë ‘Big Brother Vip’ kanë filluar që të krijojnë afritet me njëri-tjetrin ndonëse janë të ndara në dyshe.

Së fundmi, ata kanë zhvilluar disa lojëra në të cilën duhet që të lexojnë pyetje të ndryshme rreth jetës personale dhe ata duhej të përgjigjeshin.

Dyshja e parë që filloi lojën ishte ajo më e përfolura, Semi dhe Donaldi, ku ndër të tjera, këngëtarja foli edhe për lidhjen e saj me Bojken Lakon. Ajo pohoi se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

“”Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi Jaupaj gjatë lojës.

Kujtojmë se këngëtarja ndarjen nga Bojkeni e konfirmoi këtë vit në Këngën Magjike.

Në intervistë, ajo u pyet nga Ardit Gjebrea: “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement