Përveç Xhemit, Arbana e paska dhe një prezantuese tjetër të preferuar

Arbana Osmani, moderatorja e Top Channel, është ndër personazhet VIP më interaktive me ndjekësit në Instagram. Ajo shpesh zhvillon pytësor dhe komunikon me ta duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre.

Dikush e ka pyetur se cilat janë prezantueset e saj te preferuara dhe Arbana ka thënë se përveç Xhemit, pëlqen Bora Zemanin.

Kjo tregon se Arbana dhe Bora kanë marrëdhenie të mira me njëra-tjetrën, pavarësisht konkurrencës që po zhvillohet tashmë midis dy reality show, Big Brother VIP dhe Për’puthen.

Vlen për t’u përmendur se konkurrenca mbetet ‘brenda shtëpisë’ , që është Top Channel.

Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë.
“Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë.

Emisioni më i lirë për të reklamuar në ekranin e Top Channel është “Wake Up” kur bëhet fjalë para fillimit të transmetimit me një tarifë 610 lekë/sekondë dhe 1220 gjatë transmetimit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement