‘Nuk është njeri i mirë’ Banoret e ‘Big Brother Vip’ tregojnë hapur pakënaqësitë ndaj Fifit

Një nga banoret më të komentuara në ‘Big Brther Vip’ padyshim është këngëtarja e njohur Fifi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ajo ka zbuluar gjithçka që banorët kanë thënë për të në dhomën e rrëfimit.

Ajo është shprehur se nga të gjithë rrëfimet më shumë e ka zhgënjyer Iliri.

Gjithashtu këngëtarja u këshillua nga dy opinionistët, Balina dhe Arbëri, të tregohet më e komunikueshme dhe të mirëkuptojë edhe personat me të cilët ndan shtëpinë.

Në lidhje me këtë gjë ka rënë dakord edhe Fifi, e madje ka kërkuar falje duke thënë se diçka e tillë nuk do të përsëritet.

Së fundmi, kanë qenë Beniada dhe Paloma ata të cilat gjatë përgatitjeve në shtëpi kanë diskutuar edhe mbi sjelljen e Fifit.

Beniada i tha Palomës se për Fifin si artiste ka shumë simpati dhe pëlqyeshmëri, por kjo gjë vlen për anën humane të saj.

‘’Më vjen shumë keq, Fifi është një artiste shumë e mire por kritikoj njeriun. Mua më njohin si modele edhe përtej Italisë, po Fifi çfarë ka bërë?!’’,- u shpreh Beniada.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement