Jonida Vokshi: Ja pse do t’i thoja “PO” një skene intime në skenarin e një filmi

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ka deklaruar se nuk do t’i thonte jo një skene intime në një film, nëse skenari do të ishte i integruar bukur brenda historisë së filmit.

Aktorja tha në emisionin “E Diell”, se skena intime nuk është një tabu, pasi çdo ditë, çiftet i kanë pjesë të jetës skenat intime.

Pyetje: Nëse në skenarin e një filmi do kishit një skenë intime, do e realizoje?

Jonida Vokshi: Ashtu sikurse ne në jetën e përditshme, të gjithë çiftet e kanë pjesë të jetës skenën intime, edhe në një film, filmi në fund të ditës është jeta reale. Nëse në një skenar filmi një skenë intime do të ishte e integruar bukur brenda historisë së filmit dhe që vjen natyrshëm, pse jo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement