‘Jam kundër hyrjes aty’, vëllai i Toles refuzon komunikimin me motrën

Krahas debateve, “Për’puthen Prime” ka pasur edhe momente me emocione të forta.

I tillë ishte çasti kur Tola, dëgjoi telefonatën e vëllait të saj, që të mos e përkrahë hyrjen e saj në “Për’puthen”, me gazetaren e emisionit.

Po ashtu, ai nuk ka pranuar që të flasë me të motrën.

“Mundoheni për mirë por janë disa gjëra që unë i zgjidh vetë në mënyrë private. Jam kundër hyrjes aty, ndoshta më vonë do qetësohet por momentalisht nuk jam i qetë. Kështu jam rritur unë, ju mund t’ju duket diçka si e pavend, por unë e shoh në mënyrë tjetër”, tha ai në telefon.

Ndërsa më pas konkurrentja tha mes lotësh:

“Më kishte marrë malli t’i dëgjoj zërin. Jemi një familja patriarkale që jemi rritur me disa rregulla dhe kjo është një gjë shumë e madhe për ne”.

Nga ana tjetër, Tola nuk ishte e vetmja që u emocionua pasi teksa po komentohej sjellja e vëllait të saj, ishte Ada ajo që doli nga studioja duke qarë dhe askush nuk e kuptoi se çfarë i ndodhi.

Pasi u qetësua, u rikthye në studio dhe tregoi se ka shumë kohë që nuk komunikon me vëllain e saj.

“Unë akoma nuk kam komunikim me vëllain, kam shumë kohë pa e parë, e kam edhe larg. Kur Arjani e përmendi nuk po duroja dot më. Akoma nuk po duroj dot më”, tha Ada.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement