Befasojnë Semi dhe Donaldi, kërkojnë të bëjnë tatuazh të njëjtë

Pasi përmbushën me sukses provën e javës, të përcaktuar nga Big Brother dhe përlotën publikun me rrëfimet e dhimbshme të jetës së tyre, Semi dhe Donaldi kanë vazhduar diskutimet me njëri-tjetrin.

Donaldi i tregoi Semit se dëshiron që t’i kërkojë “Vëllait të Madh’’ mundësinë e realizimit të një tatuazhi brenda mjediseve të shtëpisë.

‘’Dua që të bëj një tattoo… Të shkruaj fjalën ‘Psikopat’ por në versionin shqiptar. Pra të shkruaj në fillim ‘Psiko’ dhe ngjitur të vizatohet shpendi i patës”, tha Donaldi.

Deklarata e tij u prit fillimisht me të qeshura nga Semi por pas disa minutash, ajo i tha Donaldit se dëshironte që një tatuazh të njëjtë ta bënte edhe ajo.

Megjithëse mes dy konkurrentëve u parashikuan tensione, Semi dhe Donaldi duket se po shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin në reality-show.

Mes të dyve qëndron moderatorja Bora Zemani, shoqja e ngushtë e Semit dhe ish- e dashura e Donaldit.
Sa i përket Semit, ajo u rrëfye si rrallëherë për dashurinë e saj të parë, Bojken Lakon.

“”Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi Jaupaj gjatë lojës.

Kujtojmë se këngëtarja ndarjen nga Bojkeni e konfirmoi këtë vit në Këngën Magjike.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement