A do të marrin pjesë Princi Harry dhe Meghan Markle në festën e organizuar për Princeshën Diana?

Harry dhe Meghan mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në një festë në nder të Princeshës Diana.
Rreth 100 të ftuar, përfshirë Princin William dhe Elton John, pritet të marrin pjesë në festën, e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahet për zbulimin e statujës së Princeshës Diana.

Festa do të zhvillohet në Pallatin Kensington të martën dhe Princi Harry dhe Meghan Markle po mendojnë nëse do të marrin pjesë apo jo, raporton The Sun.

Një burim i tha botimit: “Askush nuk e di se cili është vendimi i Harry, por ka zëra se ai mund të vijë me Meghan dhe dy fëmijët e tyre”.

Kufizimet e udhëtimit janë hequr në të gjitha udhëtimet në Mbretërinë e Bashkuar nga SHBA, që do të thotë se Harry e Meghan nuk do të duhej të karantinoheshin pas mbërritjes, por ndihmësit e pallatit thuhet se ende nuk janë vënë në dijeni të planeve të tyre.

Statuja e Princeshës Diana u zbulua në kopshtet e Pallatit Kensington në fillim të korrikut.

E porositur nga William dhe Harry për nder të nënës së tyre, e cila vdiq kur ishin vetëm 15 dhe 12 vjeç, ajo duhej të zbulohej para fundit të vitit 2017.

Ian Rank-Broadley, i cili skaliti statujën, tha më parë se puna e tij përshkruan Princeshën Diana në vitet ‘më të sigurta’ të jetës së saj që synon të pasqyrojë ‘ngrohtësinë, elegancën dhe energjinë’ e saj.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement