Super Broja i dhuron fitoren Shqipërisë dhe mban gjallë ëndrrën (Video)

Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në fushën e Hungarisë dhe mban gjallë ëndrrën Katar 2022.

Ka qenë një fitore e meritua për kuqezinjtë, që kanë marrë një lajm të keq në minutën e 30-të me dëmtimin serioz të Gjimshitit, i cili pritet të qëndrojë për një muaj larg fushave.

Skuadra e Reja-s ka qenë e rrezikshme veçanërisht në pjesën e dytë, me Myrto Uzunin që ka shkuar në dy raste shumë afër golit, por pa sukses.

Momenti vendimtar ka ardhur 10 minuta para fundit, kur Broja, i aktivizuar në minutën e 66-të në vend të Uzuni-t, ka realizuar një gol spektakolar në minutën e 80-të.

Shqipëria mbron vendin e dytë në Grupin I dhe shpreson akoma për kualifikimin në Kupën e Botës.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement