Propozimet e PD për krizën/ Tabaku: Është rritur popullata më e varfër, është ulur shtresa e mesme, jemi në nivel mbijetese

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku tha në emisionin “Kjo Javë” në News24 se shqiptarët sot çojnë 51% të të ardhurave për ushqime që është niveli i mbijetesës dhe se nuk ka pasur investime nga qeveria në asnjë burim alternativ të energjisë.

Sa të sakta janë vlerësimet tuaja dhe çfarë zgjidhjeje jepni si opozitë për këtë krizë?

Vlerësimet e PD, unë nuk ndiej kënaqësi fare të them që kanë rezultuar të gjitha të vërteta. Ne sot po diskutojmë për krizën energjetike, të cilën e kemi paralajmëruar para 6 vitesh që kjo do të ndodhë. Kjo po ndodh sepse Shqipëria nuk ka investuar në një burim të vetëm alternativ të energjisë. Jemi ashtu siç ishim në 2013, me pothuajse të njëjta burime hidrore. Ndërkohë që flasim janë hapur dy projekte, pas 8 vitesh. Ajo që kemi parashikuar për ekonominë, për energjinë dhe sektorë të tjerë është duke u vërtetuar.

Në qoftë se sot është e nevojshme marrja e një pakete me masa sociale, siç u prezantua pak më përpara për të mbrojtur shtresat në nevojë. Kjo nevojë lind sepse ka ndodhur një varfëri masive. Është rritur popullata më e varfër, është ulur shtresa e mesme dhe i gjithë ky presion i rritjes së çmimeve është duke u ushtruar mbi këto dy shtresa.

Sa herë kemi diskutuar për pabarazinë. Sot shqiptarët 51% të të ardhurave të tyre i përdorin për ushqime. Ky është niveli i mbijetesës. Po diskutojmë për gjëra bazike, nuk po diskutojmë për të treguar se si mund t’i kenë vendet e rajonit.

Ne i qëndrojmë të njëjtave parime. Parimi për prezantimin e uljes së TVSH-së për shportën ushqimore që e kanë provuar dhe vende të tjera, në fakt e ka pasur ide dhe Rama pak kohë më parë; Parimi për mbështetjen e shtresave në nevojë, por njëkohësisht për ristrukturimin e buxhetit.

Nuk mund të kemi ne shpenzime luksi, nuk mund të kemi koncesione miliarda euro në momentin kur buxhetit të shtetit i ka shkuar borxhi mbi 95%. Parimet janë të thjeshta, bazohen mbi atë që do të kishim bërë vetë ne në qoftë se situata do të ishte e tillë.
Sa herë kemi diskutuar për pabarazinë. Sot shqiptarët 51% të të ardhurave të tyre i përdorin për ushqime.

Ky është niveli i mbijetesës. Po diskutojmë për gjëra bazike, nuk po diskutojmë për të treguar se si mund t’i kenë vendet e rajonit. i qëndrojmë të njëjtave parime. Parimi për prezantimin e uljes së TVSH-së për shportën ushqimore që e kanë provuar dhe vende të tjera, në fakt e ka pasur ide dhe Rama pak kohë më parë; Parimi për mbështetjen e shtresave në nevojë, por njëkohësisht për ristrukturimin e buxhetit.

Nuk mund të kemi ne shpenzime luksi, nuk mund të kemi koncesione miliarda euro në momentin kur buxhetit të shtetit i ka shkuar borxhi mbi 95%. Parimet janë të thjeshta, bazohen mbi atë që do të kishim bërë vetë ne në qoftë se situata do të ishte e tillë. Sa të besueshme mbeten?
Si tek paketa e djeshme, si tek paketa e sotme janë marrë dhe janë kopjuar dy-tre masa të PD-së. Kopjuar keq sepse ti nuk mund të kesh një sektor në një krizë të tillë energjetike dhe ta mohosh atë që ka ndodhur, korrupsionin që ka ndodhur, por njëkohësisht dhe vendimet që kanë ardhur vetëm si rezultat i mungesës së një plani pak më afatgjatë për sektorin e energjisë. Të gjitha janë të realizueshme. Të gjitha masat që janë propozuar do të bëheshin edhe nga ana jonë. Ka ndodhur me pandeminë, ka ndodhur me rindërtimin, po ndodh tani me rastin e krizës energjetike të shpallur që propozimet e PD mbasi sulmohen, fillojnë dhe adaptohen pjesë-pjesë, por jam e sigurt që janë të paaftë për t’i zbatuar siç duhet sepse këtu duhet një koncept tjetër menaxhimi dhe jam e sigurt me këta njerëz dhe këto vendimmarrje nuk kanë për t’i arritur dot.

A afekton inflacioni dhe rritja e çmimeve të produkteve nga BE në Shqipëri?
Është e vërtetë që ka pasur një rritje të përgjithshme të çmimeve. Por këtu në Shqipëri është rritur çmimi i produkteve të shportës bazë dy herë më shumë se norma e inflacionit. Të mos harrojmë që taksat u rritën deri në 23%. Të mos harrojmë që ndodhemi në një situatë që kemi një rritje të përgjithshme, jo vetëm të shportës, por të gjithë ushqimeve dhe një mungesë të rritjes së pagave. Këtu i referohem sektorit publik sepse sigurisht që shteti nuk e menaxhon dot rritjen në sektorin privat. Pra janë faktorë që kanë ardhur si rezultat i vendimeve që janë marrë me çdo buxhet. Pak nga pak Rama ia ka futur dorën në xhep çdo shqiptari, sa herë kalon një ligj në parlament, sa herë kalon një taksë të re. Kurrë në këto 8 vite, nuk kam parë një vendim që të thotë se si mund të forcojmë ne shtresën e mesme, si mund të ndihmojmë ne të varfrit, me çdo buxhet, me çdo ligj, pak nga pak janë varfëruar shqiptarët. Ka ndodhur gjatë 8 viteve, jo sot e nesër, por pasojat janë këto që po shohim sot. Kriza e inflacionit duhet marrë seriozisht sepse është një krizë e cila do të prekë këdo, të pasur e të varfër në ekonomi. Prandaj dhe paketa jonë për uljen e TVSH-së këtë kishte në bazë, stimulimin e konsumit. Ne nuk duhet në asnjë mënyrë të ndalojmë konsumin. Edhe sot e mendojmë që është zgjidhja e duhur. Në Shqipëri problematika për t’u zbatuar është së pari administrata tatimore e korruptuar dhe së dyti mungesa e mekanizmave në treg. Ne s’kemi sot një institucion konkurrence që mbron interesin e konsumatorit. Në çdo rast institucioni i konkurrencës ka mbrojtur interesin e më të fortit në treg, asnjëherë të konsumatorit.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement