Hemorragjia cerebrale i shkaktoi paralizë, Mirjani kërkon ndihmë: Mund të humbas shikimin….

Mirjan Miftari, është diagnostikuar me hemorragji cerebrale në vitin 2007, nga një goditje gjaku në tru e cila i ka shkaktuar paralizë të gjymtyrëve të majta.

Nga goditja që ka pësuar atij i është dëmtuar njëri sy dhe për këtë ka kryer një operacion në Shqipëri, por pa rezultat pas gjendja e syrit të tij është përkeqësuar edhe më shumë.

Mirjani rrezikon të humbasë shikimin, pasi kornea e syrit i është dëmtuar shumë dhe ka nevojë për disa operacione që kushtojnë shumë. Familja e Mirjanit kërkon që kushdo që ka mundësi ta ndihmojë sadopak Mirjanin, pasi është vetëm 31-vjeç. Më poshtë mund të gjeni edhe kontaktin e Mirjanit.

Apeli per ndihme

Thirrje per ndihme eshte shume urgjente. Mirjan Myftari eshte 31 vjec Eshte diagnostikuar me hemorragji cerebrale ne 2007,nga nje goditje gjaku ne tru e cila i shkaktoi paralize te gjymtyreve te majta,nga goditja qe ka pesuar i ka demtuar dhe njerin sy ,per te cilin ka kryer nje operacion ne shqiperi por nuk ka rezultuar aspak i suksesshem pasi gjendja e syrit vetem sa i eshte perkeqsuar dhe rrezikon te humbas dhe shikimin

Tani per momentin ndodhet ne Gjermani ne müchen ku mbas kontrolleve mjeket kane konstatuar qe kornea e syrit eshte shume e demtuar dhe ka nevoj per disa operacione te cilat jane goxha te kushtueshme per buxhetin e tyre. Lutemi kush ka mundsi ta ndihmoj kete daje te ri.. Kush ka deshire ta kontaktoj direkt Mirjanin. Ws. 0162 3120440

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement