“Fifi është artiste e mirë, por jo si njeri” Beniada flet për Fifin

Komunikimi i Fifit me banorët është komentuar shumë nga këta të fundit të cilët shprehen të ofenduar nga ‘’gjuha agresive’’ e përdorur nga këngëtarja.

Ka qenë Beniada dhe Paloma të cilat përgjatë përgatitjeve të mëngjesit kanë diskutuar mbi sjelljen e këngëtares.

Beniada i tha Palomës se për Fifin si artiste ka shumë simpati dhe pëlqyeshmëri, por e njejta gjë nuk vlen për anën humane të saj.

‘’Më vjen shumë keq, Fifi është një artiste shumë e mire por kritikoj njeriun. Mua më njohin si modele edhe përtej Italisë, po Fifi çfarë ka bërë?!’’,- u shpreh Beniada.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement