“Faktet ulërijnë!!! Boll mbylle sytë!”, Vasili:S’ka krizë energjetike, por korrupsion të tmerrshëm

Përmes një postimi në Facebook Petrit Vasili, nënkryetari i LSI i kërkon SPAK të nisë hetimet pasi shprehet se nuk ka një krizë energjitike.

“Faktet ulerijne!!!
S’ka krize energjitike, por korrupsion të tmerrshëm dhe maskarellëk të qeverisë.

Qeveria do të rrisë çmimet e energjisë, për të mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, që i ka bërë arkës së shtetit, që është bosh!” shkruan Vasili në një postim në facebook.

Më tej Vasili thotë se SPAK duhet të ishte që dje në zyrat e OSHEE dhe të KESH dhe se po rëndon pozitën e tij me mosveprimet ndaj qeverisë.

“SPAK faktet kane dale sheshit i dine te gjithe!
SPAK duhet te ishe qe dje ne zyrat e OSHE dhe te KESH!
SPAK boll u fshehe!
SPAK boll mbylle syte!
SPAK duhet te kuptosh se po rendon shume poziten tende me mosveprimet ndaj qeverise!

SPAK qe nuk vepron po kthehesh ne bashkefajtor me Ramen dhe qeverine dhe eshte vendosur kunder qytetareve ne krah te hajduterise qeveritare!
SPAK po punon vetem per te ruajtur pandeshkueshmerine e qeverise!”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement