Ëndrra vazhdon/ Ja formacioni zyrtare i kombëtares për ndeshjen ndaj Hungarisë

Kombëtarja shqiptare do të luaj sonte një nga sfidat më të rëndësishme të viteve të fundit.

Ajo ndaj Hungarisë në “Puskas Arena” do të jetë si një finale për Shqipërinë e cila duhet të shmangë humbjen patjetër të paktën ose të marrë 3 pikë për ëndrrën e madhe.

Gjithsesi, Edy Reja ka vendosur formacionin titullar dhe do të ketë ndryshime nga ai i përhershmi.

Dy ndryshimet e paralajmëruara do të jenë Çekiçi dhe Uzuni. Konfirmohet se mesfushori i Konyaspor do të jetë titullar dhe është preferuar ndaj Bajramit ndërsa në sulm ka zgjedhur Uzunin në vend të Rey Manaj.

Ky është dhe formacioni titullar. Berisha: Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Çekiçi, Cikalleshi dhe Uzuni.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement