Broja zbulon detajin befasues: Nuk luajta nga fillimi se isha i dëmtuar, kam dhimbje në këmbë nuk e di nëse…

Heroi i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Hungarisë, Armando Broja u shpreh pas golit të shënuar që na dha fitoren se ka qenë i dëmtuar dhe është aktivizuar i dëmtuar.

Ai shtoi se nuk e di nëse do të jetë i gatshëm për Poloninë.

Deklarata e tij:

Të gjithë ndeshjet kam besim dhe në çdo ndeshje dua që të shënoj gol.

Mërzitesh kur nuk je titullar?

Kam qenë i dëmtuar dhe më pyeti trajneri, a je 100 % dhe i thash që për skuadrën, për fanellën, për shqipërinë jam i gatshëm.

Sot ndeshja ishte e mirë, edhe pse pata dhimje.

Kemi shgumë shpresa për vendin e dytë dhe kemi me besuar gjithmonë. Është gjë e madhe për shqipërinë dhe kemi shumë shpirt se të tjerët.

Tani duhet të jemi të përqeëndruar me poloninë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement