‘Viktoria po kërkon një motër’ Rudina Dembacaj rrëfen planet e së ardhmes

Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni më shumë të ftuar ‘Vip’ para disa ditëh.

Ata kanë vendosur që muajin e mjaltit ta lënë për një moment të dytë, pasi kanë pushuar mjaftueshëm më fëmijët e tyr egjatë pushimeve verore.

E ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, aktorja e njohur e ekranit ndau disa prej emocioneve të jetuara në dasmën e ëndrrave, siç e quajti ceremoninë dhe festën e së premtes, kur ajo dhe Marku u martuan në kishë.

Me praninë e njerëzve më të dashur të zemrës, të fëmijëve, por edhe të bashkëpunëtorëve, Rudina tha se jetoi një festë të vërtetë, në të cilën u kënaq pa fund.

Po planet pas dasmës? E pyetur nga Rudina për një fëmijë tjetër në jetë, Dembacaj tha me të qeshur:

“Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri. Kisha kohë që thoja ‘prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe’. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin ‘prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë’. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime”.

Rudina zbuloi se vajza e saj, Viktoria, e kërkon me ngulm një motër: “Realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël, sepse ‘unë nuk e laj dot Ertën’ thotë, ‘unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua’. Është mësuar që të rrijë shumë me Ertën dhe ka dëshirë edhe ajo të ketë një motër të vogël…”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement