“Unë jam Zoti…”/ Debat mes Bajos dhe Edit: Princi nuk është kamarier!

Një debat i ashpër ka nisur mes Bajos dhe Edit për shprehjen “Princ”. Ishte Ada që e cilësoi Bajon si Princ, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak Edit, i cili është vetëquajtur i tillë në puntatat e mëparshme.

Edi ironizoi faktin që Bajo i shërbeu Adës duke i thënë se “Princi nuk është kamarier”. Ndërsa Bajo u nevrikos dhe nisi të diskutojë me tone të ashpra.

 Edi: Mua nuk më pëlqen kur e krahason veten me Princ. Dihet kush është Princi këtu. E dyta se Princi nuk është kamarier.

Bajo: Nëse ti je Princ, unë jam Zoti.

Edi: Unë të shoh, ti nuk je Zoti im.

Bajo: Nuk ke nevojë të flasësh.

Edi: Është Zotit, pas Zotit vi unë prap, pastaj janë 500 shkallë e të tjerët.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement