Rama zihet ngushtë nga Adriatik Lapaj dhe kërcënon Sandër Frangaj: Emisioni mbyllet kur të dua unë ose…

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.  Në pjesën e fundit të emisionit, Arjan Çani ka ftuar në studio aktivistin Adriatik Lapaj, i cili kapi gafil Ramën sa i përket një ligji.

Teksa Rama po mundohej të justifikohej kishte arritur ora 11:00 që normalisht në Tv Klan janë lajmet.

Çani u shpreh se Frangaj ka dhënë urdhër që emisioni të mbyllej, ndërsa Rama e “kërcënoi” duke i thënë me shaka që regjimi ka vendosur që emisioni të vazhdoje ose do të ndërpresim dritat.

Edhe momentalisht ku ora është 23:12, emisioni vazhdon dhe lajmet akoma nuk kanë vazhduar.

Rama: Thuaj Sandrit që shyqyr që jam në një emision që jam me dy njerëz që flas për njerëzit. Jo me dy analistë për seksin e ëngjëjve. Aleksandër nuk ka. Regjimi vendos që djali do flasë deri në fund. Nëse Frangaj kërkon të më mbyllë gojën le të heqë dritat. Të ulë levën. Je i mërzitur ti se të hoqa nga loja?

Çani: Unë? Unë po dal të pi cigare

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement