“Opozita ka dhënë konsensusin për vettingun”, Nikolla: Berisha, deputet pa grup parlamentar

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në konferencën për gazetarët shprehet se edhe opozita ka shprehur dakordësinë për shtyrjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo dhe të Komisionerit Publik.

Sipas parashikimeve, filtrimi i drejtësisë pritet të përfundojë brenda 3 viteve.

Nikolla: Procesi i vettingut ka nevojë për të shtyrë afatin. Nuk po jap afat të përcaktuar kohor por kam gjithë gatishmërinë për të filluar dialogun me opozitën. Por në informacionet që kam në një prej ekraneve televizive edhe zoti Alibeaj si eksponent i lartë i opozitës por edhe si nënkryetar i parlamentit është shprehur se edhe opozita është e gatshme që të ofrojë konsensusin e saj për këtë proces të rëndësishëm të përmbylljes së procesit të vettingut.

Por reforma, shprehet Nikolla, do të jetë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Nikolla: Nuk do të ketë asnjë nismë që meret në mënyrë të njënashme pa ekspertizën e nevojshme, pa partneritetin  e dy partnerëve të mëdhenj të reformës në drejtësi, SHBA dhe BE. Pse jo mund të kërkohet dhe një vlerësim i Komisionit të Venecias por kjo duhet të jetë fjala e ekspertëve.

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, është vetëdeklaruar si pjesë e grupit të PD-së por Nikolla shprehet se ai do të qëndrojë i pavarur, kjo në respekt të vendimit të Partisë Demokratike.

Nikolla: Do të ketë vetëm referencën që ndiqet me rregulloren e Kuvendit, e cila në nenin 15, pika 5 thotë që çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë. Por më pas është vendimmarrja e grupit, dhe deklarimi në frymë…Që janë kryetarët e Grupeve Parlamentare të cilët bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit. Dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka nxjerrë jashtë deputetin Sali Berisha dhe sot ai funksionon si një deputet pa grup parlamentar. Dhe nuk është vetëm, janë tetë deputetë që funksionojnë pa grup parlamentar.

Konform rregullave të pandemisë, kryetarja e Kuvendit ka bërë të ditur se edhe gazetarët do të jenë prezent në seancat parlamentare.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement