“O femër e urryer”, Sara Hoxha i mbyll gojën ndjekësit me lezet: O jeta po ça…

Personazhet e njohur të ekranit janë pas here nën presionin e komenteve negative të përdoruesve të rrjeteve sociale. Ka disa nga ata që u kthejnë përgjigje mjaft të ashpra, e ka të tjerë që e marrin me sportivitet dhe ua mbyllin gojën në mënyrë të lezetshme.

Së fundmi, partnerja e Ledri Vulës është përballur me një koment aspak të këndshëm teksa ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“O femër e urryer”, i shkruante një ndjekës Sara Hoxhës, ku kjo e fundit nuk ka bërë asgjë të keqe që dikush t’i shkruajë në atë mënyrë.

E në vend që ta merrte personale siç mund të bënte shumica, partnerja e reperit të dashur për publikun ia ka kthyer përgjigjen me nota humori dhe me shumë sportivitet.

“O jeta po ça faji kam unë e shkreta”- ka shkruar Sara, duke treguar shumë qetësi me ndjekësit që nuk dinë gjë tjetër veçse të ofendojnë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement