Deputeti i PD kundër Ramës: Arsyet pse në Shqipëri kjo nuk mund të quhet krizë por keqmenaxhim

Krizën e shpallur nga kryeministri Edi Rama në sektorin e energjisë, Partia Demokratike e cilëson si keqmenaxhim të qeverisë, e cila nuk lidhet me situatën në tregjet ndërkombëtare.

Në një konferencë për mediat në selinë blu, Alfred Rushaj ilustroi me shifra, sipas tij arsyet pse Shqipëria nuk mund të jetë në krizë.

“Ky vit mund të jetë çfarëdo, por në Shqipëri nuk mund të quhet krizë energjetike. Nëse do shikojmë prodhimet duket qartë që jemi në një vit shumë të mirë.

Pra KESH e ka tejkaluar disa herë prodhimin që ka bërë gjithë vitin, në 2019-2020. Konsumatorët që marrin një faturë gjatë gjithë vitit kanë konsumuar 4.6 miliard kËh, ndërkohë që 4.5 miliard kWh është prodhuar deri më sot. Kaskada e Drinit duke qenë një aset kombëtar është vendosur të përdoret për konsumatorët familjarë. Ne themi që është tërësisht keqmenaxhim,” tha ai.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit se energjia është shitur në verë për shkak të prodhimit të lartë dhe tani blihet me çmim të lartë, Rushaj tha se OSHEE duhej që minimumi duhet t’i bënte blerjet në periudhën prill-maj.

“Nis për një moment të caktuar do të besonim atë që thotë Rama se nuk kishim asnjë lloj mundësie për ta shitur në treg, sikur edhe kjo të ishte e vërtetë OSHEE që ka detyrimin ligjor, a nuk duhet që këtë energji ta blinte në prill ose maj kur çmimi është më i lirë në bursë.

Unë po ju them sa ka qenë çmimi i bursës sikur të ishte blerë në maj, ka qenë 74-75. Tre herë më i lirë se çmimi që ata e kanë blerë. Këto janë disa shifra që tregojnë abuzimin që është bërë në kompanitë publike,” theksoi demokrati.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement