Filmi dedikuar Princeshës Diana kritikohet nga ekspertët mbretërorë! Ja çfarë paraqet ai

Filmi i njohur “Diana Spencer”, dedikuar princeshë Dianës është kritikuar shumë nga ekspertët mbretërorë.

Sipas “Daily Mail”, në film jepet skena kur Diana, e cila ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare nga një aksident automobilistik, shpërthen në lot para Princit Ëilliam, gjatë kohës që lufton me çrregullimin e të ngrënit dhe dëmton veten.

Gjithashtu, në film jepet një skenë ku Princesha fantazon të hidhet nga shkallët dhe të mbytet me një gjerdan, të cilin ia dhuroi bashkëshorti, Princi Charles.

jesë të tjera të filmit detajojnë problemin që ajo kishte me buliminë. Aktorja Kristen Stewart, e cila luan rolin e Princeshës Diana, shfaqet duke vjellë dhe duke parë halucinacione për vdekjen e saj.

“Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Është krejtësisht e panevojshme. Ëilliam dhe Harry do të zemërohen dhe do të lëndohen shumë nga kjo gjë. Ata do të tmerrohen nga fakti që nëna e tyre e ndjerë po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë”,- tha Ingrid Steward, kryeredaktorja e revistës “Majesty”.

Ndërkohë, biografi dhe eksperti mbretëror Penny Junior, tha: “Kjo është e panevojshme. William i gjorë është gjithçka që mund të them dhe le të lëmë pak respekt dhe dinjitet për Dianën. Unë e di që William ishte prezent kur Diana ishte e pakënaqur, por më duket e filmi është në fakt i pasaktë”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement