Beyonce i besoi sërish veshjen Valdrin Sahitit! Sa ditë iu deshën të krijonte fustanin e divës së muzikës?

Artistja e famshme, Beyonce ia besoi sërish veshjen e saj stilistit shqiptar, Valdrin Sahitit. Diva u muzikës u shfaq në premierën në Londër të “The Harder They Fall” duke iu bashkuar kështu bashkëshortit të saj, Jay Z.

Fotot ku ajo shihej me fustanin prej kadifeje të zi dhe ku duhej më joshëse se kurrë bënë sot xhiron e rrjetit.

Kësaj veshje i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mediat e huaja. Prestigjiozia “Pop Sugar” ka shkruar se për krijimin e këtij fustani, stilistit shqiptar iu deshën plot 10 ditë dhe është është bërë prej pëlhure mëndafshi dhe kadifeje.

“Veshja e një ikone nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me shkëlqimin në sytë e saj gjatë veshjes së krijimit tuaj”, u shpreh Valdrin Sahiti për “Pop Sugar”.

Kujtojmë se më herët, Sahiti rrëfeu për rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe si arriti që emrin e tij ta kthente në një brand. Kohë më parë emri i tij bëri bujë pasi Beyonce zgjodhi të vishej me një nga krijimet e tij në mbrëmjen e ceremonisë së çmimeve Grammy.
Por si ra asokohe në kontakt Valdrini me Beyonce-n? Stilisti tha në emision se as vetë ai nuk e dinte që diva e muzikës do të vishte fustanin e kuq!
Veshja e saj ishte një surprizë për stilistin, i cili tregoi edhe procesin e kontaktit me ekipin e këngëtares.

“Nuk e prisja që do të vishte saktësisht atë fustan, datën saktësisht, kjo ishte një surprizë e njëjtë sikurse për mua dhe krejt publikun”.

“Nuk dihet paraprakisht se çfarë do të veshë?”, e pyeti Alaudini.
“Jo. Nuk kemi një komunikim të afërt dhe miqësor me ekipin e saj që t’i dimë detajet. Thjesht shohim çfarë kemi të arsyeshme dhe potenciale në varësi edhe të buxhetit dhe pastaj ekipe të ndryshe zgjedhin gjëra të ndryshme”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement