“A janë të miat?”/ Victoria Beckham “çmend” fansat me foton e të pasmeve (FOTO)

Victoria Beckham duket se ka zemëruar paksa fansat e saj, teksa ka publikuar një fotografi të papërshtatshme për të reklamuar produktin e saj më të ri të “Victoria Beckham Beauty”.

47-vjeçarja e famshme postoi në Instagram një imazh ku tregonte të pasmet e nxira dhe të tonifikuara, e veshur mbante një palë pantallona shumë të shkurtra ngjyrë të bardhë.

Bashkëshortja e futbollistit të famshëm, David Beckham, shkroi bashkëngjitur me këtë pozë që nuk u prit mirë nga ndjekësit e saj: “A mund ta merrni me mend se çfarë do të nisë nesër”, duke etiketuar edhe faqen e “Instagram”-it të produkteve të saj të bukurisë.

Gjithashtu ish-këngëtarja e grupit “Spice Girl” pyeti miliona ndjekësit e saj, nëse ishin të pasmet e saj apo jo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement