“Qenke shkodran i mirë”, bëhen virale fjalët e Monika Lubonjës pasi Elhaidi i thotë se është mysliman

Të martën, në Prime Time, startoi formati i shumëpritur Big Brother VIP.
Dy prej konkurrentëve pjesmarrës janë shkrimtari i rrjeteve sociale, Elhaid Cufi dhe aktorja Monika Lubonja.

Elhaidi nuk ishte shumë i njohur për pjesën e madhe të konkurrentëve dhe shumica treguan kuriozitet për të. Në një bisedë me Monika Lubonjën, kjo e fundit e pyet nëse është musliman apo katolik dhe Elhaidi i thotë se është musliman dhe Monika më pas i ka habitur të gjithë me replikën.

Qënke shkodran i mirë, – i tha ajo.
Elhaidi tha se nuk ka ndonjë paragjykim fetar e Monika më pas e pyeti se a vazhdon në Shkodër të mos i duan martesat me fe të kundërt, por Elhaidi e mohoi dhe i tha se Shkodra shquhet për harmoni fetare.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Monika me atë deklaratë, megjithëse disa e kanë kuptuar sikur Monika ka dashur të thotë se qënka tamam ‘qytetar’ e jo nga rrethinat. Gjithsesi replika e aktores po bëhet virale dhe mbase diskutohet ditët e spekaklit.
Dialogu u zhvillua midis Monikës dhe Elhaidit, duke mos pasur konkurrentë të tjerë përreth.

Formati sapo ka filluar dhe bisedat e para po bëhen të bujshme, kështu që mesa duket BB do ketë suksesin që ka pasur gjithmonë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement