“PD, si Partia e Punës”, Alizoti i kthehet Ramës: Je pinjoll i xhelatit

Deputeti i qarkut të Beratit, Tomor Alizoti në një prononcim për mediat ka reaguar në lidhje me deklaratën që bëri sot kryeministri Edi Rama në Kuvend, ku tha se PD-ja është kthyer si Partia e Punës

“Me ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjera mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral.”, -pohoi deputeti demokrat.

Duke u ndalur te protesta e djeshme e qytetarëve në Tiranë për paralajmërimin për rritjen e çmimit të energjisë, Alizoti tha se është pro reagimeve të tilla.

“Unë flas si Alizoti dhe si pjesë e PD. Si Alizot Shqipëria nuk duhet të rreshti për të bërë protesta. Populli shqiptar është i vetmi popull në Ballkan që vuan për të rritur fëmijët. Ky është një popull i vuajtur. Unë jam për protestë maksimale nga ana e PD për këtë problem.”, -tha ai.

Neta Fero/Maska.al

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement