Paloma tregon të pathënat me Aldon e mëngjesit: Ishte xheloz për mua

Gazetarja e njohur Paloma, njëra prej konkurrenteve të Big Brother VIP, teksa po bisedonte me aktoren Arjola Demiri tregoi se në fillimet e karrierës së saj ishte ndjerë e xhelozuar nga eprori i saj Aldon Lipe.

Paloma shtoi se atëherë për shkak të moshës dhe mungesës së eksperiencës nuk kishte shumë njohuri mbi mënyrën se si funksiononte media dhe se si mund të menaxhohej vëmendja e publikut.

Paloma akuzoi më tej se për shkak të kësaj xhelozie, Aldon Lipe është përpjekur vazhdimisht t’i denigronte asaj figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.

Kujtojmë se Rudina e njohur ndryshe si Paloma e ka nisur karrierën te “Aldo Morning Show”.

Ajo u bë pjesë e Big Brother VIP dhe u cilësua nga ekipi i formatit si VIP-ja më kapriçoze. Për këtë arsye Arbana me ekipin, i punuan asaj një rreng. Ata e çuan në dhomën e dënimeve dhe i thanë se ka hyrë në televotim.Dhoma e dënimeve ka dekorimin e një shtëpie të viteve të diktaturës.

Palomës më pas iu komunikua se gjithçka ishte lojë si pasojë e tekave të saj.Paloma rrëfeu gjithashtu dhe lidhjen e veçantë me vajzën e saj dhe tregoi se ajo ka qenë arsyeja se pse u mendua aq shumë për vendimin e hyrjes në BB VIP.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement