Nga kërkimi i dashurisë te kërkimi i shtëpisë, ja ku do ta shikojmë Shqipen

Shqipe Hysenaj ishte një ndër konkurentët e Përputhen që me “bombat” dhe temperamentin e saj u kthye në personazh shumë të komentuar.

Nga formati ku kërkonte dashurinë tani Shqipja do të nis një aventurë të re.

Tashmë do ta shihni çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Shqipe u shpreh entuziaste se tashmë është në kërkim të shtëpisë së saj.

“Më pëlqen të shes shpi. Unë kam shpinë time, s’është turp të them të drejtën të jesh me qira, por jam aty qëkur kam lindur. Tani jam në kërkim të shtëpisë time”, tha Shqipja.

 

Neta Fero/Maska.al

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement