Konkurrenti i Big Brother VIP është vëllai i moderatores së njohur

Të martën ka filluar edicioni i parë i ‘Big Brother VIP Albania’, i moderuar nga Arbana Osmani.

Ky format në natën e parë të tij pranoi plot 14 banorë VIP, ku njëri nga ta ishte edhe ish-futbollisti nga Kosova, Granit Cana.

Djaloshi nga Kosova është vëllai i moderatores së njohur kosovare, Genta Cana.

Madje ajo vetë ka publikuar një fotografi të tij në “Instagram”, duke e uruar atë në këtë aventurë që ka nisur.

“Suksese vëlla, ne të duam ty”, ka shkruar moderatorja në mbishkrimin e fotografisë.

Banorët do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement