Miss Holanda tërhiqet nga Miss Bota: Nuk jam gati të vaksinohem

Kandidatja për Miss Botën Dilay Willemstein, ka vendosur të mos përfaqësojë më vendin e saj në konkursin që do të zhvillohet në Porto Riko.

Modelja 21 vjeçare duhej të vaksinohej kundër Covid që të merrte pjesë në garë, por nuk dëshiron të vaksinohet.
Ajo tha për mediat holandeze se nuk ndihet gati për t’u vaksinuar dhe vetëm ideja nuk e bën të ndihet e qetë.

Ajo do të zëvendësohet nga e klasifikuara në vend të dytë në konkursin që zhvillohet në muajin dhjetor.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement