Fifi nis debatet e ashpra me dy nga banorët e shtëpisë për ushqimet

Ditën e martë startoi BigBrotherVip ku natën e parë pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri u bënë 14 Vipa.

Pasi janë vendosur në shtëpi dhe kanë kaluar periudhën fillestare të akomodimit, sigurisht se kanë nisur situatat e para.

Ka qenë këngëtarja Fifi që ka bërë debatin e parë që siç ndodhte rëndom edhe në edicionet me banorë të thjeshtë, ka të bëj me ushqimet.

Ajo ka debatuar me Ardit Çunin dhe Benaida Nishanin të cilët ankoheshin për mungesën e ushqime që sipas Fifit është “gjynah të ankohen” teksa diskutimi ka vazhduar për përplimin e listës me ushqime ku këngëtarja thotë se duhet pyetur të gjithë.

Ajo u thotë se pa mish nuk jeton dot dhe duhet të vendoset me patjetër në listë dhe se gjithmonë duhet të pyeten banorët për listën. Beniada i thotë se po kapet për budalliqe, ndërsa Fifi i thotë: “për gjumin dhe bukën ju ha”.

Ndiqni videon

Neta Fero/Maska.al

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement