‘Do doja të kishte vajza të bukura aty brenda’/ Vajza e Sabianit reagon për herë të parë

Këngëtari i njohur, Sabiani, është bërë pjesë e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother Vip”.

Ai do të konkurrojë me 13 banorët e tjerë, për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Teksa hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Sabiani u shpreh: “Do të doja të kishte vajza të bukura aty brenda”.

Kjo deklaratë u komentua gjatë nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Ndërkohë edhe vajza e tij, Keisi Medini, ka reaguar për herë të parë për hyrjen e tij në BBV.

Modelja seksi ka një lidhje shumë të ngushtë me të atin, me të cilin nuk mungojnë fotot dhe videot në rrjete sociale. Keisi ka postuar në “Instastory” disa video të realizuara gjatë hyrjes së Sabianit në shtëpinë e madhe.

“Mbreti im”, ka shkruar bukuroshja krahas tyre, duke treguar se e mbështet atë në çdo moment.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement