Divorci i artë/ Ish-Miss Britania bëhet më e pasur se Mbretëresha e Anglisë

Ish miss Britania, Kirsty Bertarelli, bëhet gruaja më e pasur në Britani duke lënë pas dhe Mbreterëshën Elizabeth.

Kirsty dhe bashkëshorti i saj Ernesto Bertarelli u renditën në vendin e 14 -të në listën e njerëzve më të pasur nga Sunday Times të këtij viti, me një pasuri prej 12 miliardë euro.

Kirsty ka përfituar nga ky divorc një shtëpi në Zvicër në Liqenin e Gjenevës me vlerë 60 milion euro, një shtëpi që kushton 10 milion euro në Gstaad në të cilën përfshihet një aeroport, një liqen i madh dy kuzina ku kuzhinieri gatuan në të parën dhe Kirsty në të dytën.

Ish -Miss Britania e Madhe ra dakord të pranonte një marrëveshje prej 500 milion euro në divorc, sipas raporteve – megjithëse ky detaj nuk është konfirmua nga çifti.

Ernesto Bertarelli është një manjati i bioteknologjisë, i diplomuar në Harvard e ka rritur trashëgiminë e familjes së tij pesë herë.

Çifti u divorcua pas 21 vitesh martesë dhe Kirsty Bertali, një këngëtare dhe kompozitore amatore, është më e pasur se Mick Jagger (400 milionë euro), Ed Sheeran (270 milionë euro) dhe Adele (200 milionë euro).

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement