Aktorja tropojane në “Big Brother Vip”: Familja më porositi të mos bëj seks me askënd

Aktorja Arjola Demiri është një nga personazhet publikë më të komentuar në media dhe rrjetet sociale.

Kujtojmë se vjet ajo u emërua Drejtoreshë Kulture në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri, pasi u bë pjesë e fushatës së PS-së dhe doli krah Ramës dhe Veliajt. Së fundmi ajo është bërë pjesë e “Big Brother Vip”.

Në një bisedë me banorët e tjerë, Arjola Demiri ndau “amanetin” me të cilin e ka përcjellë familja para se të futej aty. Duke qeshur ajo tregoi se familjarët i kanë thënë që të mos kryejë marrëdhënie seksuale me askënd gjatë kohës që do jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Rri me mamin e motrën. Më thanë, të lutem mos bëj seks me askënd. Iku, ik se do bëhem meme nesër në portale”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement