Pas puntatës së parë të “Big Brother VIP”, Arbana Osmani ka një dedikim mjaft të ëmbël për Eduartin

Pas kaq shumë vitesh, “Big Brother” është rikthyer kësaj radhe me personazhe VIP, të cilët do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tanimë kurioziteti është shuar në lidhje me personazhet, shtëpinë, opinionistët si dhe çdo detaji tjetër që ka të bëjë me këtë “reality show”.

Ashtu si u bë e ditur më herët edhe ky edicion erdhi nën drejtimin e moderatores së dashur për publikun, Arbana Osmanit, e cila si gjithmonë shkëlqeu si në look ashtu dhe në prezantim.

Mbështetja e saj më e madhe në jetën private ashtu si edhe në atë profesionale është padyshim Eduart Grishaj, të cilit i ka dedikuar pas spektaklit fjalë mjaft të ëmbla.

Ajo ka postuar në Instagramin e saj një foto të Eduartit, dhe krahas fotos ka shkruar:

“Nuk ka si ti dhe të dua kaq shumë”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement