Pas largimit nga ‘Top Channel’, Luana Vjollca vjen me një projekt të ri

Luana Vjollca ka zgjedhur që të largohet nga ekrani i “Top Channel” duke njoftuar të gjithë ndjekësit e saj se tashmë emisioni i saj nuk do të transmetohet këtë vit.

Por, mesa duket ajo do të vijë më shpejt se ç’e mendonim me projekte të reja.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa InstaStory nga Shkupi ku ka treguar se arsyeja e vizitës nuk ishte një pushim, por kishte të bënte me punën.

Luana ka publikuar një foto me artistin e njohur Armend Rexhepagiq, ku të dy ata dukeshin në një studio muzikore.

Në këtë mënyrë, Luana ka treguar se pas një periudhe pauze, po vjen me një këngë të re.

“Mezi po pres ta ndaj me ju, shpresoj që ky projekt t’ju preki mendjen dhe shpirtin njësoj si mua”, ka thënë Luana në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement