Një javë më parë fitoi çmim Emmy, ndërron jetë grimieri i njohur

Marc Pilcher, stilisti i flokëve dhe grimieri i cili fitoi çmimin Emmy për punën e tij në shfaqjen e suksesshme të Netflix “Bridgreton”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare nga Covid-19, një javë pasi fitoi çmimin.

Agjencia e Pilcher, Curtis Brown konfirmoi lajmin për “CNN” të martën, duke iu referuar një deklarate që agjencia i dha Variety, nga miqtë dhe familja.

Sipas deklaratës, Pilcher ishte vaksinuar dy herë dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ai rezultoi negativ në teste të shumta të Covid-19 dhe udhëtoi drejt SHBA për ceremoninë e Emmy dhe përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Menjëherë pas kthimit, ai u sëmur dhe gjendja e tij u përkeqësua gjatë fundjavës. Dhe fatkeqësisht ai vdiq të dielën, tha Curtis Brown.

Vdekja e tij vjen vetëm pak kohë pasi ai fitoi një Emmy për “Periudhë të Jashtëzakonshme dhe Stilim flokësh për personazhe” në shtator.

Pilcher ishte i njohur për punën e tij në shfaqje të ndryshme teatrore, programe televizive dhe filma.

Ai punoi në flokë dhe krijoi role stilimi në filma duke përfshirë “Bukuroshja dhe Bisha”, “Java ime me Marilyn”, “Gruaja e padukshme” dhe “Victoria e re”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement