Nga Salvatore në “Shpëtim”! Historia e dashurisë mes shqiptares dhe italianit që kanë pushtuar Tik-Tok

Daniela dhe Salvatore janë një çift shqiptaro-italian, që kanë pushtuar Tik-tok. Ata janë aq të ëmbël, sa që kanë bërë për vete mijëra fansa me videot që ndajnë nga jeta e përditshme.

Në një lidhje me Skype nga Italia, ata kanë treguar të gjithë historinë e tyre, se si janë njohur. “Nuk bëjmë ndonjë gjë të veçantë, shpërndajmë video nga dita jonë.

Ne jemi njohur në vitin 2016, unë isha shoqe klase me motrën e Salvos. Gjatë verës siç çdo student kërkoja punë dhe nisa te restoranti i tyre.

Ishte shumë e bukur, shumë inteligjente, kur e pash për herë të parë. Unë isha ai që i thash i pari të dua”, tregoi italiani.

Ndërsa Salvadore, i cili njihet në shqip edhe me emrin Shpëtim, ka zbuluar se çfarë i pëlqen nga Shqipëria. Madje, Daniela ka rrëfyer edhe një ngjarje që i ka ndodhur partnerit kur ka ardhur në vendin tonë.

“Më pëlqen shumë kuzhina shqiptare, pasi është ndryshe nga ajo italiane. Për herë të parë në Shqipëri kam ardhur në 2018. Më pëlqen shumë Gjirokastra, Durrësi, Ksamili. Do doja shumë të jetoja në Durrës”, tha Salvatore.

“Kur kemi ardhur për herë të parë në Shqipëri në 2018, kemi ndenjur 1 muaj. Kemi shkuar në të gjithë vendet si daja, daja dhe të tjerë në fis. E keqja është se ky nuk pinte cigare dhe thoshte jo, jo dhe ato ngulnin këmbë se kujtonin se kishte turp dhe ja jepnin.

Unë studioj për shkenca politike, ndërsa Salvatore për ekonomi. Ne jemi rritur në Sicilia, por tani jetojmë në Romë se jemi në universitet”, shtoi Daniela./Marrë nga Abc

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement